Secondary Adv

Ndalon rritja e akcizes, importi i cigareve rritet me 84 per qind ne muajin janar

Importet e cigareve janë rritur ndjeshëm në muajin janar, duke pësuar një rritje me 84 % më shumë se në janarin e vitit 2015. Këto zhdoganime u reflektuan edhe në të ardhurat më të larta të akcizës nga doganat për muajin e parë të vitit.


Importet arritën në 217 tonë në janar nga 118 tonë që ishin në të njëjtën periudhë të 2014. Operatorët e tregut pohuan se, vlera më e lartë e zhdoganimeve të cigareve lidhet e me politikën fiskale të qeverisë.Qeveria gjatë vitit që shkoi anuloi rritjen e akcizës për cigaret për 2016, duke frenuar kështu importet më të larta në fund të vitit 2015.

Në pesë vitet e fundit qeveria e ka rritur në mënyrë sistematike akcizën e cigareve, duke nxitur kompanitë që të realizonin importe më të larta para hyrjes në fuqi të tatimit. Duke paguar akcizë më të ulët dhe duke e shitur më vonë produktet në treg me çmime më të larta, grosistët e cigareve rriten fitimet në mënyrë spekulative.


Duke shpjeguar për Monitor situatën e zhdoganimeve, grosistët pohojnë se sasia e zhdoganimeve të muajit janar edhe pse e lartë në krahasim me vitin që shkoi sërish është ulët në raport me konsumin. Në Shqipëri konsumi i cigareve është më shumë se 3 mijë tonë pohojnë ata, ndaj nëse zhdoganimet për të gjithë vitin ecin me ritmin e janarit nuk arrijnë të plotësojnë konsumin në vend.


Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave zhdoganimet e cigares shfaqen rënien më të madhe që nga 2011 kur nisi rritja e akcizës ndaj tyre. Arsyet lidhen kryesisht me rritjen e prodhimit vendas të duhanit, por edhe me rritjen e kontrabandës në produktet e duhanit, e nxitur nga akciza më e lartë.


Më të lexuarat