24 mije punetore ne Norvegji ne greve, bllokohet transporti publik
Sektorët e ndërtimit, transportit dhe hotelerisë në Norvegji do të preken nga grevat që nisin sot.
Kjo pasi negociatat për një marrëveshje të re kolektive midis dy sindikatave kryesore të vendit dhe përfaqësuesve të punëdhënësve dështuan, thanë mbrëmë sindikatat.
Konfederata më e madhe e sindikatave të Norvegjisë, LO, ka njoftuar se 22.947 anëtarë të saj po hyjnë në grevë. Të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe 1441 anëtarë të një organizate të vogël sindikale, YS.
Greva, relativisht e përhapur në vendin me 5.5 milionë banorë, prek sektorët e ndërtimit, transportit, prodhimit dhe hotelerisë, mbi të gjitha në kryeqytetin Oslo.
Negociatat mes dy sindikatave dhe shoqatës së punëdhënësve NHO kanë vazhduar që nga e premtja. Dje të dielën, delegacionet e LO dhe YS njoftuan se refuzojnë propozimin e paraqitur nga një ndërmjetës.
Kryetarja e LO Peggy Folswick e quajti “të ardhur keq” që punëtorët “janë të detyruar të bëjnë grevë”, duke theksuar se “ne nuk e morëm lehtë këtë vendim” dhe shtoi se mobilizimi fillon sot.
LO synon të rrisë fuqinë blerëse të anëtarëve të saj me 5%, sipas raportimeve në mediat norvegjeze./Burimi: BalkanWeb