Secondary Adv

Vendimi i Parlamentit Evropian, Kurti: Levizja pa viza qe nga 1 janari

Zyra e kryeministrit Albin Kurti ka reaguar menjëherë pas vendimit të Parlamentit Evropian për miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

 

Në reagimin e kryeministrisë thuhet se një gjë e tillë u falë punës sonë u arrit zhbllokimi i procesit. Ndërkohë në lidhje me këtë vendim pritet që nënshkrimi të bëhet të mërkurën, ku të pranishëm do të jetë zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

 

Për këtë zyra e kryeministrit ka dhënë detaje për procedurën pas miratimit nga Parlamenti Evropian. ”Liberalizimi i vizave tashmë është realitet. Ditën e sotme u votua pozitivisht në Parlamentin Evropian dhe vendimi final mbi liberalizimin e vizave.

 

Ai do të nënshkruhet zyrtarisht ditën e nesërme në Strasburg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, ku do të jetë prezent dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

 

Rregullat e reja mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën do t’i lejojnë qytetarët të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.

 

Kosova i kishte plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me kohë, por deri më tani mungonte konsensusi në mesin e vendeve anëtare për avancimin e procesit.

 

Falë punës së Qeverisë sidomos në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit e menaxhimit të migrimit u arrit zhbllokimi i procesit dhe bindja e institucioneve të BE dhe vendeve anëtare se Kosova meriton përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe se vendi ka bërë progres e arritje të rëndësishme në fushat relevante”, thuhet në reagimin e kryeministrisë.

 

Ndërkaq kujtojmë se Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që i nënshtrohet regjimit të vizave./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat