Secondary Adv

Shoqata e Transportit urban kerkon rritjen e cmimit te biletave ne Kosove

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Transportit Rrugor në mbledhjen e saj të fundit ka kërkuar që çmimet e biletave të autobusëve të rriten me 25 për qind.

 

Sipas tyre, janë rritur shpenzimet dhe çmimet e pajisjeve të autobusëve. “Unë kisha propozuar që nga sot të rritet çmimi për 25 për qind, pasi janë rritur çmimet e pjesëve dhe shpenzimet tjera”, tha Naser Januzi nga kompania Barileva.

 

Ndërsa, kryetari Jakup Berisha tha se janë në krizë për punëtorë. “Ne jemi në krizë për punëtorë. Jemi nën presionin e qeverisë dhe të punëtorëve që të ngritën pagat me çdokush”, theksoi Berisha./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat