Secondary Adv

Bie inflacioni ne Britani, por cmimet pesojne rritjen me te shpejte ne 45 vjet

Rritja e çmimeve të bukës, drithërave dhe çokollatës, bëri që kostoja e jetesës të rritej më shumë se sa pritej muajin e kaluar.

 

Inflacioni, i cili mat normën e rritjes së çmimeve, ra në 10.1% në mars, nga 10.4% në shkurt. Pritej gjerësisht të binte nën 10%, por çmimet e ushqimeve vazhduan të rriteshin, duke u rritur me ritmin e tyre më të shpejtë në 45 vjet.

 

Rënia e inflacionit nuk do të thotë se çmimet po bien, por vetëm se ritmi i rritjes së çmimeve po ngadalësohet.

 

Grant Fitzner, drejtues ekonomik për Zyrën për Statistikat Kombëtare (Office for National Statistics), tha se çmimet globale të ushqimeve po bien, por kjo nuk kishte shkaktuar ende ulje të çmimeve.

 

I pyetur nëse mund të shohim një inflacion dyshifror të paktën edhe për një muaj tjetër, ndërsa çmimet e ushqimeve mbetet të pandryshuara, ai tha: “Sigurisht që është brenda fushës së mundësisë, por ne nuk e parashikojmë këtë”.

 

Kancelari Jeremy Hunt, tha se ai ishte ende i sigurt se inflacioni do të bjerë ndjeshëm, deri në fund të vitit.

 

Ai shtoi: “Ne kemi një plan dhe është absolutisht thelbësore, që t’i përmbahemi atij plani dhe ta shohim atë në mënyrë që të përgjysmojmë inflacionin këtë vit, siç ka premtuar Kryeministri.”

 

Por Rachel Reeves, kancelarja e laburistëve, tha: “Realiteti është se ekonomia jonë është më e dobët, çmimet janë jashtë kontrollit dhe kurrë nuk kanë paguar njerëzit kaq shumë, për të marrë kaq pak në këmbim.”

 

Inflacioni në Britaninë e Madhe mbetet më i lartë se në vendet e tjera perëndimore, duke përfshirë SHBA-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë.

 

Faktorët pas kësaj, përfshijnë ekspozimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj rritjes së çmimeve të gazit me shumicë, varësinë e saj në importet e disa ushqimeve, mungesën e punëtorëve dhe rritjen e pagave.

 

Një nga arsyet kryesore pse inflacioni ishte më i lartë se sa pritej në mars, ishte se çmimet e ushqimeve vazhduan të rriteshin. Çmimet e ushqimeve janë rritur pasi lufta në Ukrainë ka rritur çmimet e drithërave dhe vajrave bimore.

 

Gjithashtu, rritja e kostove të transportit dhe paketimit, po i shtrenjton importet. Rritjet më të mprehta në mars u panë për produktet si vaji i ullirit (49%), qumështi (deri 38%) dhe ushqimet e gatshme (21%).

 

Ndërsa çmimet e ushqimeve mbetën të larta, çmimet e benzinës u ulën, duke sjellë pak lehtësim për shoferët. Çmimet e benzinës pa plumb, arritën kulmin në rreth 1,90 £ në korrik dhe ranë nën 1,50 £ në mars.

 

Simon Mellin, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i The Modern Milkman, një shërbim i shpërndarjes së qumështit, tha se industria ushqimore ishte përballur me kosto të larta muajt e fundit, për shkak të rritjes së çmimeve të qumështit, vezëve dhe produkteve pë paketim.

 

Ai beson se çmimet e ushqimeve do të fillojnë të stabilizohen, por do të mbeten në një nivel shumë më të lartë se sa ishin vitin e kaluar. “Unë pres disa reduktime, por personalisht nuk do të prisja ulje të mëdha në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm.” tha ai.

 

Mellin tha më tej, se po përpiqej të mos i kalonte çmimet në rritje tek klientët, por shtoi se ishte një ekuilibër, që biznesi duhej të shkelte.

 

Burimi: BBC/Monitor https://www.monitor.al/inflacioni-ngadalesohet-ne-mbreterine-e-bashkuar-por-cmimet-e-ushqimeve-rriten-me-ritmin-me-te-shpejte-ne-45-vjet/


Më të lexuarat