Secondary Adv

Qeveria paralajmeron bonus tjeter per pensionistet ne shtator

Qeveria do të shpërblejë sërish pensionistët me 5 mijë lekë, bonus i cili do të jepet nga mbledhja e taksës së jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë.

 

Nga ky bonus përfitojnë 650 mijë pensionistë, të cilët në muajin shtator do të marin në pensionin e tyre plus 5 mijë lekë, njëjtë si këtë muaj.

 

Ky shpërblim vjen nga mbledhja e taksës së jashtëzakonshme që qeveria vendosi për prodhuesit e mëdhenj të energjisë, ku 5 mijë lekë këtë muaj i shkuan pensionistëve në formën e bonusit. Ndërkohë, sipas ligjit që është në fuqi, në shtator do të ketë sërish një indeksim të pensioneve./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat