Secondary Adv

Aksioni anti-informalitet, si u krijuan bizneset e reja ne 2015-n sipas muajve

Gjatë vitit të kaluar regjistrimi i bizneseve fillestare ka njohur luhatje të forta, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit kur nisi edhe reforma e qeverisë ndaj ekonomisë informale.

 

Sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit nga janari 2015 e deri në muajin qershor regjistrimi i bizneseve fillestare krahasuar me të njëjtën priudhë të vitit 2014 shënonte vetëm vlera negative (shih grafikun). Rënia më madhe e bizneseve të reja u regjistrua në muajin qershor ku u krijuan vetëm 928, që në shifra përqindjeje rezulton në -26.3. Edhe gjatë muajit maj të vitit të kaluar (krahasuar me majin 2014) rënia u llogarit në shifrën 23.2%.

Rekuperimi nisi në muajin korrik, ku si biznese fillestare u regjistruan rreth 57% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Kujtojmë këtu që vendimi i qeverisë për të nisur aksionin anti informalitet u mor në 31 korrik. Në fillim bizneset menduan se ky do të ishte një aksion që do të “harrohej” shpejt, por me përmendjen e fjalës “burg” shumë shpejt u kuptua se qeveria e kishte marrë seriozisht regjistrimin e biznesit dhe nxjerrjen e tyre nga terreni i informalitetit.

 

Sipas të dhënave zyrtare të QKR-së, pika më e lartë e kurbës vjetore të regjistrimeve të reja ( shih grafikun) u arrit në muajin shtator me 15,783sipërmarrje ose 1150.6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014. Kujtojmë këtu radhët e gjata që u krijuan pranë sporteleve të QKR-së, madje që në orët e para të mengjeseve. Kjo dyndje e madhe e detyroi qeverinë që të merrte masa dhe të krijonte lehtësi në regjistrimin e biznseve.Kështu gjatë 2015-ës ndikim të rëndësishëm në shkurtimin e kohës së regjistrimit të biznesit pati zbatimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Gjendjen Civile, me anë të së cilës u mundësua marrja e të dhënave për individët e regjistruar në regjistrin tregtar si persona fizikë, ortakë/aksionerë, përfaqësues, etj.., çka nënkuptonte të dhëna të sigurta personale dhe në kohë reale.


Nga ana tjetër, QKR-ja ishte insitucioni i parë që ofroi regjistrimin online të biznesit nëpërmjet sportelit elektronik. Numri i shërbimeve elektronike arriti në 15. Gjatë vitit të kaluar QKR regjistroi në total 23,560 çështje të përdorura nga publiku në platformën qeveritare e-albania./Monitor.al


Më të lexuarat