Secondary Adv

Bashkia e Tiranes ndryshon perseri taksen mbi kalimin e pronesise

Këshilli Bashkiak ka miratuar së fundmi disa ndryshime në sistemin e taksave dhe tarifave vendore për qytetin e Tiranës. Me anë të këtij vendimi, së pari u bë ndryshimi i niveleve të “Taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme”.


Ky ndryshim vjen si rezultat i interpretimeve në raport me ndryshimet e fundit në ligjin “Për sistemin e taksave vendore” dhe vështirësitë e aplikimit në praktikë nga institucionet përgjegjëse të niveleve të miratuara.Sipas këtij vendimi, niveli i taksës së kalimit të “Taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme” për njësitë administrative: Dajt, Farkë, Kashar, Bërzhitë, Pezë, Baldushk, Vaqarr, Petrelë, Krabë, Ndroq, Shëngjergj, Zal-Herr, Zall-Bastar, taksa për nndërtesë banimi nga 1000 lekë shkon në 100 lekë, për ndërtesat e tjera për tregti dhe shërbime nga 2000 lekë në 300 lekë, ndërsa për ndërtesat e tjera nga 1500 lekë shkon në 200 lekë.


Gjithashtu, me anë të këtij vendimi u miratua propozimi për heqjen e taksës së pastrimit që do të merrej për çdo tavolinë për subjektet: bar, kafe, restorante, fast-fund, kafe-internet e të tjera aktivitete të ngjashme me to. Ky vendim u mor me qëllim ekuilibrimin e ngarkesës së shtuar fiskale nëpërmjet aplikimit të tarifës së re për zënien e hapësirës publike.


Gjithashtu Këshilli Bashkiak ka mirtuar edhe  ndryshimin e ndarjes territoriale të zonave të qytetit të Tiranës për efekt të tarifës për zënien e hapësirave publike. Sipas këtij vendimi, bëhet e mundur ngushtimi i zonës A, ku aplikohen tarifat më të larta 1500 lek për m2 dhe kthimin e tyre në zona B, ku tarifa është sa gjysma e nivelit të zonës A 750 lek për m2.Ky vendim synon aplikimin e tarifës në përputhje me zhvillimin ekonomik të zonës respektive dhe uljen e ngarkesës fiskale për bizneset që ushtrojnë aktivitet në zona me tregues ekonomik më të dobët.


Më të lexuarat