Secondary Adv

Energjia per bizneset, me shtrenjte se rajoni, Cmimi u rrit me 70 per qind

Gjatë vitit 2022, bizneset shqiptare e paguan më shtrenjë energjinë elektrike në raport me vendet e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

 

Të dhënat raportohen nga Enti Rregullator i Energjisë, sipas të cilave bizneset në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi paguajnë më lirë për energjinë, duke rikonfirmuar edhe njëherë ankesat e bizneseve shqiptare për kosto më të larta prodhimi.

 

Por, në raport me vendet e tjerë të rajonit, Shqipëria renditet si vendi me çmimin më të shtrenjtë për sipërmarrjet edhe në raport me Hungarinë, Turqinë dhe Slloveninë, duke u lënë pas vetëm nga Kroacia, Sllovakia, Rumania dhe Greqia.

 

Bazuar në të dhënat e Eurostat, ERE bën me dije se çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët jofamiljarë për vendet e rajonit për vitin 2022 ka rezultuar 13.18 lekë/kWh.

 

Kjo vlerë është para taksimin apo thënë ndryshe përpara aplikimit të TVSH-së, niveli i të cilit ndryshon sipas vendeve.

 

Kjo do thotë se çmimi i energjisë për klientët jofamiljarë në Shqipëri është më i lartë se niveli mesatar i vendeve të rajonit, duke qene se vitin që shkoi klinetët e lidhur në tensionin 20/10/6 KV u përballën me shtrenjtimin e çmimit të masën 70%, duke u tarifuar me një çmim mesatar prej 18.7 lekë/kWh, pa TVSH.

 

Ndërkohë që, klientët e lidhur në tensionin 35 KV, që vijojnë të furnizohen nga OSHEE, nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit e paguan energjinë me mbi 32 lekë/kWh, pa TVSH.  /Burimi: Scan TV


Më të lexuarat