Secondary Adv

Shqiperia rikthen regjimin e vizave per shtetasit ruse

Shqipëria ka anuluar hyrjen pa viza për shtetasit rusë. 

 

Së bashku me Federatën Ruse do ndalohet hyrja pa viza edhe të qytetarëve nga India dhe Egjipti.

 

Tashmë, rusëve do t’i duhet të aplikojnë për vizë pranë ambasadës shqiptare.

 

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse bën me dije, se në Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë nr. 858, datë 29.12.2021,

 

anulohet regjimi pa viza për shtetasit e Federatës Ruse (çdo vit nga 1 maji deri më 30 shtator)”, thuhet në një mesazh të publikuar në faqen e ambasadës shqiptare në Moskë.

 

Edhe ambasada e rusisë në Tiranë ka dhënë njoftimin për shtetasit rusë me anë të një reagimi në rrjetin social, Facebook. 

 

Kujtojmë një vit më parë, kur Rusia nisi agresionin e paprecedentë në Ukrainë, Shqipëria ishte një ndër vendet e para e cila e sanksionoi dhe e dënoi këtë sulm.

 

Aso kohe, aktualiteti vendas debatoi nëse shtetasve rusë do u hiqej mundësia e udhëtimit pa viza, por kreu i qeverisë Rama ngulmoi se kjo gjë nuk do të ndodhte për aq kohë sa nuk e kishin bërë as vendet e BE-së.

 

Si rrjedhojë, për të vizituar Shqipërinë, shtetasit rusë duhet të aplikojnë për vizë në përputhje me qëllimin e udhëtimit, thekson misioni diplomatik shqiptar./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat