France, Kreret e sindikatave: Me 1 maj proteste e paprecedente
Zemërimi i qytetarëve francezë ndaj qeverisë vazhdon teksa po afron dita e protestës së madhe.
Në 24 orët e fundit, një grup demonstruesish bastisën operatorin e këmbimit Euronext, në Paris.
Edhe në Lion zyrat e qeverisjes vendore u sulmuan nga më shumë se 100 punonjës të hekurudhave.
Ndërsa në Gardane’, liderja e sindikatës së njohur CGT, Sophie Binet bëri thirrje për një mobilizim historik ditën e 1 majit.
“1 maji do të jetë dita e një mobilizimi të paprecedent.
E paprecedent sepse është hera e parë që të gjitha sindikatat kanë bërë thirrje për protestë, ndaj do të jetë një ditë e unitetit dhe mobilizimit popullor”,-tha Sophie Binet, kryetare sindikate.
Ndërkohë, gjatë një vizite në një shkollë në lokalitetin Ganzhe’, presidenti Macron u kontestua sërish nga banorët.
“Është normale të shprehësh zemërimin, por ne duhet të ecim përpara. Do të vazhdojmë rrugën me projektet tona për arsimin dhe t’u përmbahemi zotimeve tona”,-tha Emmanuel Macron, president i Francës:
Macron ka nisur një tur në Francën rurale në përpjekje për të qetësuar qytetarët pas aprovimit të reformës së pensioneve dhe pas tre muajve protesta./Burimi: Ora News