Secondary Adv

Marrin fund grevat, bonuse dhe rritje pagash ne Gjermani

Punonjësit e sektorit publik kanë arritur marrëveshje pagash me punëdhënësit, duke i dhënë fund një situate kaotike disa mujore që shkaktoi greva dhe ndaloi transportin.

 

Marrëveshja, e nënshkruar nga ministrja e brendshme Nancy Faeser dhe sindikata Ver.di, do të zbatohet për rreth 2.5 milionë punonjës të sektorit publik: çdo punonjës do të marrë 3 mijë euro pa taksa nga tani deri në shkurt 2024 si një kontribut i vetëm për të kompensuar inflacionin.

 

Pagesa e parë prej 1240 eurosh do të bëhet në qershor. Nga marsi i vitit 2024, pagat do të rriten me 200 euro në muaj dhe në fazën e dytë do të ketë rritje prej 5.5 %. Marrëveshja do të zgjasë dy vjet.

 

Ver.di, sindikata e dytë më e madhe e Gjermanisë pas IG Metall, me mbi dy milionë anëtarë, synonte një rritje pagash prej 10.5%.

 

Kreu i sindikatës u shpreh se marrëveshja e sapo arritur gjithësesi mbetej e dhimbshme në krahasim me pritshmëritë. Kostoja në rritje e jetesës këtë vit ka shkaktuat disa nga grevat më të mëdha dhe më me shumë pjesëmarrës prej dekadash dekada.

 

Çmimet e konsumit në Gjermani u rritën me 9.6% në 2022, por presioni mbi çmimet është zbutur muajt e fundit pasi kriza energjetike e këtij dimri doli të ishte më pak e rëndë se sa pritej dhe problemet e zinxhirit të furnizimit janë zvogëluar.

 

Në mars, greva e mbështetur nga sindikata Ver.di për pak sa nuk ndaloi hekurudhat dhe aeroportet në grevën më të madhe të Gjermanisë në më shumë se tre dekada./Burimi: SCAN


Më të lexuarat