
Banka Boterore: Rritja ekonomike e Kosoves 3.7 per qind ne 2023
Banka Botërore ka treguar se Kosova do të shënojë rritje ekonomike prej 3.7 për qind gjatë 2023-s, derisa një vit më parë, rritja ekonomike ishte 3.5 për qind.
Në Kosovë, në vitin 2022 u shënua një rritje më e lehtë ekonomike prej 3.5 për qind, e shtyrë nga eksportet dhe konsumi privat—i cili vazhdoj të tregojë qëndrueshmëri pavarësisht presioneve inflacioniste.
Pozita fiskale vazhdoj të përmirësohej, udhëhequr nga performanca e vazhdueshme pozitive e të ardhurave publike kundrejt efekteve të inflacionit dhe përfitimeve nga rritja e formalizimit, si dhe nga nën-shpenzimi i investimeve kapitale.
Përgjatë 2023, rritja e Bruto Prodhimit Vendor pritet të jetë pak më e lartë, duke arritur në 3.7%. Në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Banka tha se rritja e kostos reale të jetës për njerëzit e varfër në Ballkanin Perëndimor është më e lartë sesa sugjerohet në shifrat zyrtare.
Aty u theksua se ekonomia kosovare ka shfaqur qëndrueshmëri, pavarësisht ngadalësimit të rritjes. “Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë shfaqur qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, pavarësisht përballjes me pengesa të jashtëzakonshme ekonomike.
Për të vazhduar përballimin e tronditjeve të shkaktuara nga goditjet e shumëfishta ekonomike, vendet mund të përfitojnë shumë duke vijuar zbatimin e reformave që nxisin produktivitetin në periudhë afatmesme, të tilla si përshpejtimi i integrimit rajonal,
rritja e nivelit të konkurrencës në treg, tërheqja e investimeve me cilësi më të lartë dhe lehtësimi i barrierave që kufizojnë pjesëmarrjen, veçanërisht të grave, në tregun e punës”, ka deklaruar Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
Banka ka treguar se presioni i çmimeve të larta mund të shkaktojë ulje më të ngadaltë të varfërisë, pavarësisht përfitimeve të mundësuara nga programet qeverisëse për t’i zbutur efektet e krizës.
“Presionet mund të rriten në rast të përshpejtimit të inflacionit dhe ngadalësimit të rritjes së ekonomive të BE-së përtej pritjeve të tanishme.
Në këtë kontekst, është qenësore të ruhen rezerva të mjaftueshme për t’iu përgjigjur ndryshimeve të papritura në mjedisin ekonomik, është shprehur Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën.
“Sipas raportit, faktorë të mundshëm me efekt kufizues në periudhat në vijim përfshijnë uljen e kërkesës së jashtme, e cila mund të ndikojë negativisht në të ardhurat nga eksportet dhe të reduktojë remitancat, dhe ngushtimin e hapësirës fiskale, e cila vazhdon të kufizojë mbështetjen që mund t’u ofrohet familjeve”, u tha në raport.
Banka Botërore tha se punësimi u tkurr më së shumti në sektorin e bujqësisë dhe në administratën publike gjatë 2022-s, ndërsa në sektorin e industrisë dhe në atë të shërbimeve u vu re gjithashtu një ngadalësim i rritjes së punësimit.
“Shkalla e punësimit arriti një rekord të lartë historik prej 47 për qind në shtator 2022, ndërsa më pas filloi të bjerë.
Perspektiva afatmesme për Ballkanin Perëndimor mbetet pozitive, megjithëse është i nevojshëm zbatimi i reformave për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër dhe për të adresuar sfidat kryesore strukturore”.
Megjithatë, rreziqet mbeten të larta. Presionet mund të rriten në rast të përshpejtimit të inflacionit dhe ngadalësimit të rritjes së ekonomive të BE-së përtej pritjeve të tanishme.
“Në këtë kontekst, është qenësore të ruhen rezerva të mjaftueshme për t’iu përgjigjur ndryshimeve të papritura në mjedisin ekonomik”, tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Banka Botërore në anën tjetër do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për ta bërë ekonominë e saj më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe për t’u ofruar qytetarëve të saj më shumë mundësi për një jetë më të mirë.
Inflacioni në Ballkanin Perëndimor u rrit ndjeshëm në vitin 2022 duke arritur në nivelin më të lartë të dy dekadave të fundit, dhe presionet në kahun e rritjes së çmimeve vijojnë të jenë të larta edhe në fillim të vitit 2023, thuhet në raport.
Në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, inflacioni i çmimeve të konsumit arriti nivelin më të lartë nga fundi i 2022, i nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, ndërsa tani po shfaq shenja të uljes, ku faktorët e jashtëm nxitës po zbehen për shkak të ngadalësimit të rritjes së ekonomisë botërore.
Megjithatë, presionet inflacioniste mbeten të larta. Kjo rritje e çmimeve ka prekur veçanërisht familjet me të ardhura të ulëta.
Shoqëruar me një rritje më të dobët ekonomike, presioni nga çmimet e larta rezultoi në një ritëm shumë më të ngadaltë të uljes së varfërisë, pavarësisht disa përfitimeve të mundësuara nga programet mbështetëse të qeverive për të zbutur efektet e krizës energjetike.
Punësimi u tkurr më së shumti në sektorin e bujqësisë dhe në administratën publike, ndërkohë që në sektorin e industrisë dhe atë të shërbimeve u vu re gjithashtu një ngadalësim i rritjes së punësimit.
Shkalla e punësimit arriti një rekord të lartë historik prej 47 për qind në shtator 2022, ndërsa më pas filloi të bjerë./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/banka-boterore-kete-vit-rritja-ekonomike-ne-kosove-3-7-per-qind/
Më të lexuarat








