Shkelje e Kodit Zgjedhor, KQZ gjoba per disa bashki, masa edhe per posterat
Sot KQZ në seancë publike shpalli vendimet për vlerësimin e raportimeve të veprimtarive me karakter publik të disa institucioneve, për periudhën 7 prill – 13 prill 2023.
Komisioneri vendosi pushimin e procedimit administrativ ndaj Kryetarit të Bashkisë Berat, duke mos konstatuar shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor për shpërdorim të burimeve publike.
Po ashtu KQZ konstatoi shkelje administrative duke i propozuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e sanksionit administrativ për:
1. Kryetarin e bashkisë Prrenjas gjobë në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë;
2. Kryetarin e bashkisë Korçë gjobë në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë;
3. Personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Librazhd gjobë në vlerën 5 000 (pesë mijë) lekë;
4. Personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Lushnjë gjobë në vlerën 5 000 (pesë mijë) lekë;
5. Personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Belsh, gjobë në vlerën 5 000 (pesë mijë) lekë;
6. Personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në Prefekturën e Qarkut Korçë, gjobë në vlerën 5 000 (pesë mijë) lekë;
7. Personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Gjirokastër, gjobë në vlerën 5 000 (pesë mijë) lekë;
8. Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Korçë, gjobë në vlerën 5 000 (pesë mijë) lekë.
Komisioneri kërkoi që Partia Socialiste e Shqipërisë brenda 48 orëve të vendosë në dispozicion të KQZ të gjitha marrëveshjet kontraktuese, të bëra nga Partia Socialiste me subjekte tregtare për afishimin e materialeve propagandistike pa qenë e nevojshme të sjellin aspektin financiar.
Komisioneri vendosi se të gjitha subjektet zgjedhore duhet të marrin masa të menjëhershme që brenda 48 orëve të gjitha materialet propagandiste të afishura të kenë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësisë ligjore të parisë përkatëse”.
Gjithashtu, urdhëroi marrjen e masave të menjëherëshmë nga Kryetarët e Bashkive që brenda 48 orëve të përcaktojnë me vendim vendet e lejuara për afishimin e materialeve propagandistike të fushatës zgjedhore,
publikimin e vendimit në faqen e tyre zyrtare të internetit, dhe një kopje e vendimit t’u vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore KQZ-së./Burimi: Oranews.tv