Secondary Adv

Punimet ne aksin Klos-Bulqize drejt fundit, rruga e aksesueshme ne maj

Ministrja e Infrastrukturës sot ka inspektuar nga afër vijimin e punës në Rrugën e Arbrit në zonën e Planit të Bardhë.

 

Balluku në fjalën e saj është shprehur se ka nisur asfaltimi i segmentit rrugor Plani i Bardhë – Qafa e Buallit, pjesë e Rrugës së Arbrit, e cila shkurton akoma edhe më tepër kohën e udhëtimit për qytetarët e qarkut Dibër, por mbi të gjitha duke rritur sigurinë rrugore.

 

Ndër të tjera ajo është shprehur se brenda 10 ditësh pritet që kjo rrugë të jetë e aksesueshme për qytetarët. “Me shtimin e këtyre kilometrave Rruga e Arbrit merr një formë të plotë.

 

Maji do ta gjej këtë rrugë të hapur dhe të aksesueshme për të gjithë automjetet dhe nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që kemi pasur edhe një ecuri të kënaqshme në kushtet që kemi në tunelin e Murrizit, pasi tuneli i vogël, ai që quhet tuneli i emergjencës tashmë është totalisht i hapur dhe ne do të kemi dhe një vizitë aty pas disa ditësh për ta bërë edhe vizitë për publikun.

 

Ndërkohë që tuneli i madh ka rreth 300 metra punë akoma për tu hapur nga 3.8 kilometra që është në total tuneli i Murrizit”, ka thënë ministrja./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat