Secondary Adv

Projekti, 100 milione dollare per rindertimin e 27 urave te demtuara

100 milionë dollarë do të shpenzohen nga qeveria shqiptare për rindërtimin e urave të dëmtuara.

 

Në një intervistë televizive, drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ervis Berberi bëri të ditur se, është gati kredia që do të mundësojë këtë projekt. “Banka Botërore miratoi në bordin e saj kredinë për Shqipërinë.

 

Behët fjalë për një investim prej 100 milionë dollarë. Rehabilitimi i urave fillon këtë vit dhe vazhdon edhe në 7 vitet e ardhshme”, u shpreh ai. Berberi theksoi se, ura e parë që do të nisë ndërtimin është ura e Beshirit.

 

“Në vitin e parë do të ndërtohen 3 ura, ura e Beshirit që do të bëhet e re, ura e Viroit dhe ura e Dragodit që do bëhet urë e re në lumin e Vjosës që lidh qarkun e Tepelenës me qarqet përballë, dhe i shërben dhe Memaliajt”, tha Berberi.

 

Berberi vuri në dukje se studimi për gjendjen e urave është bërë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Ai siguroi se, pavarësisht dëmtimit të tyre, asnjë urë nuk është e pakalueshme.

 

“’Pavarësisht dëmtimit nga tërmeti i 2019-ës, nuk ka asnjë urë të rrezikshme për kalim. Të gjitha investimet janë bërë që këto ura të kthehen në standarde më të larta”, u shpreh Berberi.

 

Në të gjithë Shqipërinë numërohen 186 ura, por vetëm 101 prej tyre pas studimit kanë rezultuar me problematika dhe do ti nënshtrohen procesit të rindërtimit./Burimi: Oranews.al


Më të lexuarat