Secondary Adv

Ulet euro, BSH: Tregu po funksionon, nuk nderhyjme

Monedha kombëtare vijon të forcohet ndaj monedhës europiane.

 

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me 110 lekë niveli më i ulët i regjistruar së fundmi.

 

Drejtori i operacioneve monetare në Bankën e Shqipërisë, Marian Gjermeni në një intervistë për ABC News thotë se tregu është funksional dhe nuk parashikon të ndërhyjë për të stabilizuar kursin e këmbimit.

 

“Në momentin kur ka crregullim në treg, BSH sheh mundësinë për të ndërhyrë. Në kushtet që flasim tregu na duket normalisht në funksionimin e vet”. Në këtë situatë Banka I bën apel operatorëve të vet, që të mos veprojnë në bazë të pritjeve.

 

“Të mos merren me pritje por të vijojnë me veprimet e tyre sipas nevojave. Nëse dikush ka një kërkesë për valut mos shohë arsye për pritje se mund t’I kthehet në boomerang”

 

Forcimi i lekut ndaj euros është një faktor pozitiv për ulejen e nivelit të inflacionit në vend. Në lidhje me dobësimin e euros shpjegon se gjithça është e lidhur me kërkesë –ofertën por edhe me efektin prikologjik.

 

Dobësimi i euros dëmton eksportuesit duke i sjellë atyre më pak fitime por njëkohësisht ka efekte positive në këstet e kredive që janë në euro si dhe në nivelin e borxhit të jashtëm të qeverisë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat