Secondary Adv

Cuci: Ne 14 maj votojne edhe ata me mjet identifikimi te skaduar

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme shtyrjen e afatit të dokumenteve të qytetarëve shqiptarë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

 

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që të votojnë më 14 maj, ndonëse dokumenti i tyre ka skaduar aktualisht, ose mund të skadojë deri në datën e zgjedhjeve.

 

Çuçi tha se një vendim i tillë është marrë pas konsultimit me KQZ, por edhe duke parë edhe numrin e madh të dokumenteve të identitetit që kanë skaduar.

 

“Miratuam në Këshillin e Ministrave vendimin për shtyrjen e afatit të dokumenteve të identitetit të shqiptarëve që skadojnë më 14 maj. Shtyrje që vjen si rezultat i konsultimit të KQZ që mbart shqetësimin e partive politike.

 

Duke parë numrin e madh të dokumenteve të identitetit që skadojnë ose kanë skaduar vendosëm që ta shtyjmë afatin, në këtë mënyrë të gjithë shtetasit mund të votojnë më 14 maj, pavarësisht se dokumenti i tyre i identitetit ka skaduar”, tha Çuçi,

 

Ministri u pyet edhe në lidhje me kompaninë publike, “IdentiTek”, e cila nga korriku pritet të marrë në dorë prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit.

 

Çuçi tha se ende nuk ka një vendimmarrje sai takon çështjes së çmimeve, por duke qenë se do të kalojë në dorën e shtetit, Çuçi tha se janë më fleksibël për të ndryshuar çmimet dhe do shohin në vijim hapësirat që mund të krijohen për të ulur çmimin e kartës së identitetit./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat