Ministri i Mireqenies Sociale: Beteja kunder informalitetit sukses, u siguruan 100 mije punonjes
Aksioni kundër informalitetit ka bërë që 100 mijë punonjës t’i largohen punës në të zezë, duke u përfshirë në skemën e sigurimeve.
Inspektorati i Punës ka prezantuar dje treguesit e rezultateve të shënuara përgjatë vitit që lamë pas. Kreu i këtij institucioni, Dritan Ylli, tha se nëpërmjet kontrolleve intensive që janë kryer përgjatë vitit 2015 është bërë e mundur që 100 mijë punonjës të sigurohen.Shkëputja e tyre nga informaliteti është pozitive edhe për buxhetin e shtetit, pasi ka ndikuar, sipas Yllit, në mbushjen e gropës financiare të hapur për vite me radhë si pasojë e mospagesës së kontributeve.
“Gjatë vitit 2015 janë regjistruar më shumë se 100 mijë punonjës të rinj të nxjerrë nga informaliteti dhe puna në të zezë si rezultat i operacionit qeveritar kundër informalitetit me një kontribut të rëndësishëm të inspektorëve të punës, sikurse edhe strukturave të tjera kontrolluese dhe inspektuese. Pra, gjatë vitit 2015 më shumë se një 100 mijë qytetarëve iu rikthye e drejta e ligjshme e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore për të pasur mundësinë e pensionit”, tha Ylli.I pranishëm në aktivitet ishte edhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi. Ai apeloi për ashpërsim të masave ndaj bizneseve që nuk sigurojnë punonjësit e tyre.
“Vazhdoni me intensitet për t’i bërë me dijë çdo punëmarrësi që në momentin që ndien tendencë nga punëdhënësi që mund të largohet ngaskema, të njoftojë inspektorin e zonës, inspektorin e terrenit, institucionin tuaj dhe ju të jeni të pam- ëshirshëm për çdo biznes, i cili kërkon të shfrytëzojë fukarallëkun e njerëzve për t’i hequr nga skema e pensionit dhe për t’i rikthyer këta në punën e zezë”, tha Klosi.Referuar të dhënave të Inspektoratit të Punës për vitin që lamë pas, mësohet se është aplikuar masa urgjente e pezullimit të punës për rregullimin e menjëhershëm të shkeljeve flagrante për 195 subjekte. Po ashtu, sipas Yllit, janë vendosur sanksione financiare për 122 subjekte në vlerën 35 milionë lekë.