Renia e euros ne nivele shqetesuese, pritet te thellohet nga zgjedhjet e turizmi
Edhe këtë javë, Leku ka vijuar tendencën e fortë mbiçmuese ndaj monedhës së përbashkët evropiane, duke u parë me shqetësim nga aktorë të ndryshëm.
Të larta priten të mbeten edhe prurjet nga tregu i ndërtimit, i cili kontribuon në massë të konsiderueshme në volumin e valutës që qarkullon në vend.
Situata shihet prej kohësh me shumë shqetësim nga bizneset e importit, por efektet negative të një euro kaq të dobët në tregun e bredshëm po shtrihen edhe në segmente te tjerë të ekonomisë.
Një nënçmim kaq të fortë të euros nuk mund të mos e ndjejë së pari sektori financiar, i cili një pjesë të mirë të aktiveve dhe të pasiveve i ka në monedhën e përbashkët evropiane.
Nga ana tjetër, një pjesë e mirë e depozitave bankare të qytetarëve e bizneseve janë në monedhën e përbashkët evropiane. Vetëm gjatë vitit 2022 depozitat në valutë kanë shfaqur përmirësim të normave të rritjes në 17.3%, duke bërë që në total, ato të jenë më shumë në vlerë se në monedhën lekë.
Çdo nënçmim i mëtejshëm i euro zhvleftëson më tej këto depozita, të cilat në total janë mbi 6 miliardë euro. Ndërkohë që edhe më i mprehtë bëhet zhvleftësimi i remitancave prej nënçmimit të euros, duke qenë se ato janë mjet jetese për një pjesë të madhe familjesh me të ardhura të kufizuara.
Ndërkohë që humbësit e mëdhenj, ata që kanë ngritur edhe zërin janë eksportuesit. Sipas vlerësimeve të vetë atyre, sektori i eksporteve humbi 225 milionë euro nga zhvleftësimi i monedhës evropiane në tregun shqiptar.
Nënçmimi i euros është kthyer në një sfidë serioze për ta, në një kohë që ky zhvleftësim është shoqëruar me rritje të kostove të punës e të prodhimit./Burimi: SCAN