Secondary Adv

Eksportuesit ne veshtiresi nga renia e euros, Zekja: Po shkojme drejt falimentit

Rënia e euros është temë diskutimi prej kohësh si dhe shqetësim kryesor për bizneset shqiptare kryesisht për eksportuesit.

 

Por cili është ndikimi i rënies së euros? Sipërmarrësit në kontratat e tyre nuk mund të ndryshojnë marrëveshjet cilado qoftë luhajta e euros. Në rastin konkret, firmosja e kontratave me kompanitë e huaja po ndikon negativisht në bizneset eksportuese.

 

Florjan Zekja, Shoqata pro: “Nuk është vetëm sektori i manifrakturës në këtë rast, por janë të gjithë eksportuesit që preken që nga turizmi, agrobiznesi, përpunimi i peshkut dhe të gjithë sektorët e tjerë të cilët të ardhruat i kanë në euro dhe pagesat duhet t’i bëjnë në lekë.

 

Kështu që është një situatë le të themi dramatike, e cila nuk dihet kush janë pasojat pasi po ndodh në një periudhë që nuk kemi as prurje remitancash nuk kemi as periudhë turizmi, kështu që është një periudhë shumë e çuditshme dhe euro nuk po ka ndalje.”

 

Sipas Zekjas që nga rënia e euros humbjet janë kolosale në muaj, duke i mos përllogaritur në vit. “Krahasim me vitin e kaluar kemi një rënie çdo muaj në 10%, dhe po ta përllogarisim me një vit është një shifër katastrofike e cila po i çon bizneset e eksportuesve në faliment”.

 

Për këto sektorë situata mbetet delikate në një kohë që këtë muaj kostot ju shtuan dhe me rritjen e pagës minimale./Burimi: SCAN


Më të lexuarat