Aeroport i ri ne Sarande? Regjistrohet ne QKR nje kompani e interesuar per sherbimet aeroportuale
Ndërsa fluturimet ndërkombëtare mbeten ende monopol i Tirana International Airport, që nga tetori I vitit 2015 në këtë treg është regjistruar një kompani e re aereportuale, e quajtur Saranda International Airport.
Në të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit rezulton se objekti i aktivitetit të Kompanisë është kryerja e sherbimeve aeroportuale, perpunimi i avioneve, sherbimi i pasagjereve, bagazheve dhe mallrave, bar - restorant e te tjera ne funksion te objektit.Zyrat qendrore të kompanisë gjenden në Tiranë, ndërkohë që rezulton se 34 për qind të aksioneve të saj zotërohen nga një shtetas shqiptar me emrin Donald Shena, ndërsa 66 për qind nga një shoqëri me emrin American Capital Group. Por pavarësisht emrit, edhe kompania e dytë është shqiptare dhe gjithashtu e regjistruar në QKR në pronësi të Donald Shenës.
Qeveria është prej kohësh në negociata me Aereoportin Nënë Tereza për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare. Dihet tashmë se Qeveria shqiptare i ka ofruar kompanise gjermane, qe ka ekskluzivitetin e fluturimeve nderkombetare, zgjatjen e koncesionit te aeroportit te Rinasit, ne kembim te liberalizimit te ketij sherbimi që parashokon edhe hapjen e aereoporteve të tjera ndërkombëtare.