Secondary Adv

Zhvillohet bursa, miratohet strategjia 5 vjecare per tregjet e kapitalit

Hidhet një tjetër hap drejt bursës shqiptare.

 

Qeveria ka miratuar së fundmi strategjinë 5-vjeccare për zhvillimin e tregjeve të kapitalit. Në këtë dokument parashikohet listimi i afërt në bursë i korporatatave me kapital shtetëror si Korporata Elektroenergjitike dhe të tjera, por edhe i kompanive private.

 

Ndërkohë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Finaciare miratoi pak ditë më parë prospektin e shoqërie tregtare për emetimin e obligacioneve me ofertë publike në vend që mund të shesë tituj borxhi.

 

Kjo është hera e parë që titujt e një shoqërie private i ofrohen publikut të gjerë, duke i dhënë shtysë zhvillimit të këtyre tregjeve dhe duke ofruar më shumë mundësi të reja financimi, krahas kreditimit nga sektori banker.

 

Titujt e emetuar përmes ofertës drejtuar publikut duhet të listohen në bursë dhe investitorët e interesuar do të kenë mundësinë e tregtimit në ccdo kohë të këtij obligacioni varësisht nevojave të tyre për likuiditet.

 

Deri më tani, tregu i kapitaleve krahas titujve të qeverisë ka qenë i fokusuar te emetimet e obligacioneve me ofertë private, instrument që është përdorur nga shoqëritë për të gjeneruar likuiditet./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat