Secondary Adv

France, sindikatat paralajmerojne serish greva ne qershor

Sindikatat kanë paralajmëruar sërish greva më 6 qershor në Francë, në lidhje me reformën e pensioneve.

 

Grevat do të zhvillohen dy ditë përpara se Asambleja Kombëtare e Francës të votojë një propozim për revokimin e ligjit të ri. Sindikatat përcaktuan gjithashtu një sërë kushtesh për të marrë pjesë së bashku në një takim me kryeministren franceze Elizabeth Bourne.

 

Më në fund, nesër, më 3 maj, Këshilli Kushtetues i Francës do të vendosë nëse kërkesa e opozitës së majtë për referendum për sistemin e ri të pensioneve është e pranueshme.

 

Nga ana e saj, qeveria franceze vazhdon të jetë e bindur në qëndrimin e saj të prerë se reforma në sistemin e pensioneve është bërë ligj i vendit dhe do të fillojë të zbatohet nga shtatori i ardhshëm./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat