Secondary Adv

Kosova nuk pranoi draftin e Serbise per Asociacionin, Kurti tregon arsyet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas përfundimit të takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel në kuadër të dialogut.

 

Ai ka bërë me dije se drafti i prezantuar nga Serbia në lidhje me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk mund të pranohej, pasi ishte thelbësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

 

“Në këtë takim pas marrëveshjes për të zhdukurit e luftës, ne dëgjuam me durim dhe vëmendje ekipin menaxhues që prezantoi një draft-statut me gjithsej 67 nene dhe më pas dhamë qëndrimi tonë se një draft i tillë është thelbësisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane.

 

Megjithatë ne do jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje. Me këtë rast unë propozova një draft-vizion si kryeministër përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike duke pasur në konsideratë edhe nenin 10.

 

Gjithsej në 10+1 pika kam propozuar një vizion se si do duhej të ishin vlerat dhe principet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, pakicave”, tha ai./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat