Secondary Adv

KQZ urdheron heqjen e te gjithe posterave te partive politike

KQZ ka urdhëruar heqjen e të gjitha posterave të subjekteve politike në të gjithë vendin, pasi sipas këtij institucioni, nuk kanë plotësuar kërkesat dhe kushtet e Kodit Zgjedhor.

 

Administrata e KQZ-së thotë se posterat në fjalë “Nuk përmbajnë shënimin “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…”. Ju dhamë kohë ta vendosnin këtë shënim. Nga verifikimi ynë rezulton se jo të gjitha materialet e përmbajnë këtë shënim”, thuhet në shqetësimin e KQZ-së.

 

Në këto kushte, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ka kërkuar Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit, t’i heqë menjëherë ato, në të gjitha bashkitë e vendit./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat