Secondary Adv

Ndryshojne rregullat e deklarimit te DIVA ne 2023

Ndërsa për vitin 2022 është mbyllur procesi i Deklarimit të DIVA-s për të punësuarit dhe të dypunësuarit, për vitin aktual tatimor rregullat do të jenë të ndryshme.

 

Konkretisht, çdo person i punësuar në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale të Vjetore e të Ardhurave pranë administratës tatimore.

 

Ligji i ri për “Tatimin mbi të ardhurat” i hartuar nga Ministria e Financave, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare, ka ulur pragun e detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri. Deri më tani këtë detyrim e kishin individët me të ardhura vjetore bruto mbi 2 milionë lekë në vit.

 

Neni 67 i ligjit, përcakton se: Një individ është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore vjetore të tij/saj janë: më  shumë se 1.2 milionë lekë në vit nga të gjitha burimet;

 

kur është në marrëdhënie punësimi me më shumë se një punëdhënës, pavarësisht nga shuma e të ardhurave që merr nga punëdhënësit; më shumë se 50 mijë lekë  e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim.

 

E thënë ndryshe nga kjo iniciativë preken të gjitha ata individë të punësuar që aktualisht marrin një pagë neto mbi 80 mijë lekë në muaj. Këta individë nuk do të paguajnë tatim ekstra pas plotësimit të deklaratës pasi e paguajnë atë në mënyre progresive për çdo muaj.

 

Por qëllimi i Ministrisë së Financave është zgjerimi i regjistrit të të ardhurave totale të individëve të punësuar në optikën e tyre, në mënyrë që ta kenë më të thjeshtë kontrollin e shpenzimeve uljen e evazionit.

 

Pavarësisht se ligji hyn në fuqi në mesin e muajit Maj, deklarata e të ardhurave personale, formati i së cilës do të ndryshojë, do të plotësohet për herë të parë pas përfundimit të vitit tatimor, në Prill të 2024-ës./Burimi: Scan


Më të lexuarat