Secondary Adv

Reforma e pensioneve ne France, Kushtetuesja refuzon kerkesen per referendum

Organi më i lartë kushtetues i Francës e hodhi poshtë përpjekjen e fundit të opozitës për ta zhbërë reformën e presidentit francez, për rritjen e moshës së pensionit.

 

Kushtetuesja tha se kërkesa për referendum nuk i plotësonte kriteret e nevojshme, shkruan REL. Kjo ishte hera e dytë që Këshilli Kushtetues hodhi poshtë planin për ta rikthyer moshën e pensionimit në 62 vjeç nëpërmjet një referendumi të mundshëm ose një projekt-ligji të ri.

 

Nëse do të ishte aprovuar kërkesa, procesi do të ishte i gjatë dhe nuk do ta ndalte hyrjen në fuqi të ligjit të Macronit.

 

Këshilli Kushtetues vendosi se referendumi i propozuar nuk trajton një “reformë në politikat sociale … dhe për këtë arsye gjykon se ajo nuk i plotëson kushtet” të përcaktuara në Kushtetutën franceze.

 

Anëtarët e opozitës, kryesisht nga krahu i majtë, donin të nisnin një proces kompleks me shpresën për ta kundërshtuar ligjin e pensioneve të Macronit, që u miratua muajin e kaluar pavarësisht protestave të vazhdueshme në mbarë Francën./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat