Secondary Adv

Bie inflacioni ne Turqi, niveli me i ulet qe nga janari 2022

Norma e inflacionit të Turqisë, ra nën 50% për herë të parë nga janari 2022, pasi çmimet më të ulëta të energjisë dhe masat për stabilizimin e lirës, përhapën ndikimin në ekonomi.

 

Çmimet e konsumit u rritën 43.7% në prill, krahasuar me të njëjtin muaj një viti më parë, duke shënuar një rënie nga një normë 50.5% në mars, tha të mërkurën Instituti i Statistikave Turke. Inflacioni ishte përshpejtuar deri në 85.5% në vjeshtë.

 

Qeveria e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan ka ulur kostot e huamarrjes, në një kohë kur shumica e vendeve i kanë rritur ato për të luftuar inflacionin, një çështje kyçe në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të planifikuara për 14 maj.

 

Burimi: The Financial Times/Monitor https://www.monitor.al/inflacioni-ngadalesohet-ne-nivelin-me-te-ulet-qe-nga-janari-2022-ne-turqi/


Më të lexuarat