Secondary Adv

TEDA Tirana, Bashkia e Tiranes hap tenderin per mbikeqyrjen

Në fund të marsit Bashkia e Tiranës çeli tenderin që kishte në objekt ndërtimin e infrastrukturës publike brenda zonës TEDA”, Tiranë me një fond limit 487 milionë lekë.

 

Së fundmi Bashkia ka çelur edhe procedurën tjetër plotësuese sa i takon këtij projekti dhe që ka të bëjë me mbikëqyrjen. Në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik këtë të premte u çelën katër procedura të lidhura me mbikëqyrjen.

 

E para “Mbikëqyrja e punimeve për objektin: “Zgjerimi i hapësirave të varrezave publike Sharrë”. E dyta “Mbikëqyrja e punimeve për objektin: “Ndërtimi i tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore (Tirana Agrikulture) – Faza II”.

 

E treta “Mbikëqyrja e punimeve për objektin: “Ndërtimi i rrugëve të fshatit Gurrë e Vogël”. E katërta  “Mbikëqyrja e punimeve për objektin: “Ndërtimi i infrastrukturës publike brenda zonës TEDA, Tiranë”. Fondi limit për të gjitha sëbashku është 4.9 milionë lekë.

 

Zona Teknologjike e Zhvillimit është cilësuar si një nga projektet e rëndësishme të Bashkisë së Tiranës dhe më herët ka marrë edhe statusin e investimit strategjik nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

 

Sipërfaqja e përzgjedhur për zhvillimin e TEDA Kashar, është rreth 35 hektarë me mundësi zgjerimi deri në 50 hektarë. sipërfaqja është e mjaftueshme për instalimin e infrastrukturës së nevojshme të projektit.

 

Dhënia e statusit të investimit strategjik në vitin 2021 nga AIDA u argumentua me planin e biznesit të parashikuar nga Bashkia e Tiranës për këtë zonë ku vlera e investimit të projektit me potencial strategjik “TEDA Tiranë” plotësonte kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike.

 

Konkretisht vlera e investimit parashikohet të jetë 16 (gjashtëmbëdhjetë) milion Euro, pa përfshirë vlerën e investimit të operatorëve, duke punësuar 5000 – 7000 punonjës.

 

Subjekti aplikues në këtë rast Bashkia Tiranë, propozonte në dokumentet dorëzuar në KIS zhvillimin e projektit Zona Teknologjike dhe e Zhvillimit Ekonomik (TEDA) Tiranë,

 

për zgjerimin e gamës se industrive operuese në treg, duke krijuar diversifikim për të tërhequr industri prodhuese komplekse, siç janë industria automobile, ICT, industria e pajisjeve elektronike.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/teda-tirane-pas-tenderit-per-infrastrukturen-celet-edhe-mbikeqyrja/


Më të lexuarat