Skema e pensioneve, studim i ri per sigurimin me detyrim tek privati
Kolona e dytë e pensioneve është kthyer sërish në vëmendje të qeverisë si një opsion plotësues i gjiithë skemës së pensioneve.
Burime zyrtare bëjnë me dije se tashmë janë dhënë udhëzimet e para për të rifilluar një studim mbi këtë kolonë dhe integrimin e saj brenda skemës së pensioneve në vend. Ky në fakt nuk është një diskutim i ri për vendin tonë, një kolonë e dytë ka kohë që përflitet. Aktualisht Shqipëria ka kolonën e parë të skemës shtetërore dhe një kolonë të tretë që lidhet m sigurimin vullnetar në një skemë private.
Kolona e dytë është private por e detyrueshme. Parimisht vlera e diskutueshme për këtë skemë është ajo e një kontibuti 3 për qind që i shkëputet kontibutit që derdhet tek skema shtetërore ose i shtohet asaj. Në çdo rast kjo mbetet të përvijohet. Një kolonë e dytë shihet si shumë e nevojshme nga fondet e pensioneve private vullnetare në vend. Gjatë një takimi të organizuar nga Autoritëti i Mbikqyrjes Finanicare në kuadër të informaimit të drejtë të publikut tre përfaqësues të këtyre fondeve dhanë edhe detajet mbi përfitimet që kanë skemat private.
Për Estela Koçin drejtore Ekzekutive e Sicred Pensions tashmë vihet re një ndërgjegësim nga ana e kompanive dhe individëve dhe fondet e pensioneve edhe pse relativisht të reja po nxjerrin përfituesit e tyre të parë. Për drejtorin eksekutiv të fondit të pensioneve Sigal Naim Hasa mosha mesatare e atyre që bëhen pjesë e këtyre skemave është 44 vjeç dhe 55 për qind e anëtarëve janë fonde profesionale kurse 46 për qind profesione të lira. Kontibuti mestar luhatet nga 2 mijë lekë në 5 mijë lekë.
Drejtori i përgjithshëm i Raiffeisen Invest Resmi Ibraj do të ndalej në fakt tek problemet e pazgjidhura të taksimit. Sipas tij të gjithë ata që kontibutin për skemën vullnetare e paguajnë nga paga e kanë të zgjidhur evitimin e taksimit dy herë të përfitimit kurse ata që pagesën e këtij kontriburi e bëjnë nga të ardhura ekstra të një shtëpie me qira apo çdo burim tjetër përveç pagës taksohen dy herë.Gjithsesi të tre përfaqësuesit e fondeve të pensioneve vullnetarë shprehen se kolona e dytë është e nevojshme për tu aplikuar dhe në vendin tonë pra që sigurimi tek një skemë private të tjetë me detyrim.