Secondary Adv

OKB shkurton buxhetin, nderpet ndihmat per Palestinen

Programi Botëror i Ushqimit do të pezullojë ndihmat ushqimore për mbi 20.000 palestinezë, për shkak të shkurtimit të madh buxhetor.

 

Më së shumti do të preken familjet në Gaza, ku pasiguritë ushqimore dhe varfëria, janë në nivelet më të larta. Kjo agjenci u ka ofruar palestinezëve një ndihmë mujore prej 10 eurosh, si dhe ushqime tjera. Me shkurtimet buxhetore, do të preken të dyja programet.

 

Gaza që udhëhiqet nga grupi islamist Hamas, prej vitit 2007, është shtëpi e 2.3 milionë banorëve. Prej tyre, 45 për qind janë të papunë, dhe 80 për qind varen nga ndihmat ndërkombëtare, ka thënë OKB-ja.

 

Nisur nga shqetësimet për sigurinë, Izraeli ka vendosur bllokadë ndaj palestinezëve, duke vështirësuar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

 

Agjencia e OKB ka thënë se do të vazhdojë të ndajë ndihma për 140.000 njerëz në Gaza dhe Bregun Perëndimor, mirëpo nëse nuk do të ketë fonde tjera në të ardhmen, ajo do të mund të pezullojë të gjitha ndihmat në gusht.

 

Palestinezët kanë protestuar ndaj këtij vendimi, me thirrjet “Jo varfërisë”./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat