Secondary Adv

10 sekretet e komunikimit te liderve te medhenj

Është thjesht e pamundur që të bëhesh një lider i madh pa qenë një komunikues i mirë. Dhe çelësi për të pasur sukses rrallë gjendet në atë që mësohet në botën e akademisë.

 

Ndiqni parimet e mëposhtme nëse doni të bëheni një komunikues i mirë:

 

1. Mos u bëni hipokritë: Në pjesën më të madhe të rasteve, njerëzit thjesht nuk do t’u hapen atyre që nuk u besojnë. Tregohuni të kujdesshëm dhe korrektë në të njwjtën kohë, në mënyrë të tillë që të tjerët të krijojnë besim tek ju. Besimi i fituar është një prej elementëve më të rëndësishëm në një ambient pune.

2. Bëhuni personal: Ka një të vërtetë të madhe në aksiomën që thotë: “njerëzve nuk u bëhet vonë se sa shumë dini derisa ata e kuptojnë me të vërtetë se sa shumë ju dini.” Teoritë klasike të biznesit gjithmonë citojnë faktin se edhe ndërmjet kolegëve duhet të krijohen marrëdhënie kuptimplota, në mënyrë të tillë që edhe ju si drejtues të dini se çfarë ka në mendje pjesa më e madhe e stafit tuaj.

3. Bëhuni specifik: Mësoni të komunikoni me qartësi. Mënyra e thjeshtë dhe koncize është gjithnjë më e mirë se ajo e ndërlikuar dhe e paqartë. Është kritike që të dini se si të flisni për pikat e duhura dhe se ju prisni të njëjtën gjë nga të tjerët.

4. Shkëmbeni njohuri: Komunikuesit më të mirë nuk kanë vetëm aftësi për të mësuar dhe mbledhur informaion teksa komunikojnë, ata janë gjithashtu të aftë të transferojnë ide, t’i përmbahen pritshmërive, të frymëzojnë veprime dhe të shpërndarjnë vizionin e tyre. Kur ju me të vërtetë përqendroheni duke kontribuar më shumë sesa merrni, ju do t’ia keni arritur qëllimit. Edhe në rast se mund të duket jo intuitive, duke u fokusuar intensivisht në atë që do pala tjetër, nevojat dhe dëshirat, ju do të mësonit shumë më tepër sesa vetëm duke u përqendruar në axhendën tuaj.

5. Jini mendje hapur: Ashpërsia e një mendjeje të mbyllur është faktori i vetëm i madh që kufizon mundësitë e reja. Një drejtues i suksesshëm nuk duhet t’i mëshojë faktit që stafi i tij duhet të ndryshojë mendim apo këndvështrim për një çështje të caktuar vetëm e vetëm sepse kjo është dëshira e tij, por ta bëjë atë që të bindet duke i shpalosur ai vetë idetë e tij.

6. Mbylleni dhe dëgjoni: Liderët e mëdhenj e dinë se kur duhet të ngrenë tonin, ta ulin atë ose të mos flasin. Një mesazh i ashpër nuk ka të njëjtin rezultat si angazhimi në një bisedë kuptimplotë.

7. Ndjeshmëria në vend të egos: Në momentin kur çdo gjë thuhet me ndjeshmëri dhe kujdes pa qënë nevojë të thuhet ashpër, gjërat e bukura fillojnë të marrin jetë. Një komunikim i mirë është ai që e kthen zemërimin në respekt dhe dyshimin në besim.

8. Lexoni midis rreshtave: Nëse do të reflektonit për një moment do ta kuptonit se asgjë nuk i shpëton”shefave”, prandaj flisni pak dhe dëgjoni shumë dhe do ta shikoni që do të vlerësoheni për një gjë të tillë.

9. Bëni kujdes kur shpreheni: Nëse nuk keni mjaftueshëm argumenta për të diskutuar në lidhje me një çështje më mirë mos e filloni fare. Askush nuk do t’ju kushtojë rëndësinë e duhur nëse ju vetë nuk i kushtoni rëndësi çështjes për të cilën po diskutoni.

10. Drejtohuni çdo individi: Komunikuesit më të mirë janë ata që flasin përpara një audience të madhe dhe ndërkohë kanë përfshirë në këtë bashkëbisedim të gjithë personat që janë pjesëmarrës.


Më të lexuarat