Projektligji per emigracionin, 174 organizata leter Sunak: Hiq dore
174 grupe të të drejtave të njeriut dhe organizata bamirëse i bëjnë thirrje Sunak të heqë dorë nga projektligji për migracionin e paligjshëm.
Organizatat i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit britanik Rishi Sunak, duke i kërkuar heqjen e projkeligjit për migracionin e paligjshëm. Organizuar nga Liberty, ai thotë se projektligji është “në mënyrë efektive një ndalim i azilit”.
Letra drejtuar Sunak: Projektligji është në fakt një ndalim i azilit, duke shuar të drejtën për të kërkuar mbrojtje refugjatësh në Mbretërinë e Bashkuar. Ai do t’i vërë njerëzit që kërkojnë siguri dhe një jetë më të mirë në rrezik të dëmtimit të pakthyeshëm, me pasoja jetë dhe vdekje.
Ky projektligj sulmon thelbin e të drejtave të njeriut, që është besimi themelor se ne të gjithë kemi të drejta të njeriut pavarësisht se kush jemi apo nga jemi. Në vend të kësaj, ai i ndan njerëzit në kategoritë e të drejtave të njeriut “të merituar” dhe “të pamerituar”.
Duke hequr të drejtat më elementare nga njerëzit që kërkojnë siguri dhe një jetë më të mirë, projektligji çmonton mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë ne.
Projektligji përjashton qëllimisht dhe në mënyrë të papranueshme një kategori të tërë njerëzish nga mbrojtja e garantuar nga ligjet tona të brendshme dhe detyrimet ndërkombëtare.
Ai pothuajse me siguri do të shkelë konventa dhe marrëveshje të shumta ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën e OKB-së për refugjatët, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe Konventën e Këshillit të Evropës për veprimin kundër trafikimit të qenieve njerëzore (ECAT).
Qeveria ka pranuar se nuk mund të garantojë se projektligji do të jetë në përputhje me KEDNJ, një instrument ligjërisht detyrues.
Konventa përfaqëson të drejtat dhe vlerat që ne i kemi të shtrenjta, duke përfshirë të drejtën për jetën, mbrojtjen nga skllavëria dhe torturat dhe të drejtën për liri, të cilat të gjitha kërcënohen nga ky projektligj./Burimi: Balkanweb