Secondary Adv

DPSHTRR hap ankandin per targa ekskluzive automjetesh

Për herë të parë në Shqipëri, do të zhvillohet ankandi për Targat e Luksit. 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informon se ankandi do të mbahet me datën 5 qershor në Fushë Prezë.

 

“Targat e personalizuara që do të shiten nëpërmjet ankandit, janë pjesë e targave ekskluzive, një listë me kombinime shumë të kërkuara, ndaj dhe ftohet çdo i interesuar të garojë për t’i fituar!

 

DPSHTRR do të rifreskojë dhe publikojë rregullisht listën e kombinimeve/zgjedhjeve luks që do të paraqiten në ankand, si dhe informacionet në lidhje me organizimin e ankandit.

 

Targa ekskluzive e koleksionit luks ka një çmim fillestar nga i cili nisin ofertat e ankandit. Vlera finale e targës përcaktohet nga ofertat më të larta në ankand!” informon DPSHTRR,

 

Regjistrimi për të marrë pjesë në ankand mund të bëhet online dhe, sipas DPSHTRR, është i mundur deri me 1 qershor./Burimi: SCAN


Më të lexuarat