Secondary Adv

Inflacioni ne SHBA bie nen 5 per qind, hera e pare ne dy vjet

Çmimi i qumështit, biletave të fluturimit dhe veturave të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin e fundit ka pësuar rënie.

 

Kjo ka ndihmuar që shkalla e inflacionit të shkojë në pikën më të ulët në dy vjetët e fundit, raporton BBC. Norma e inflacionit është regjistruar prej 4.9 përqind për 12 muaj, gjatë prillit, kanë treguar të dhënat zyrtare.

 

Kjo ka qenë për 5 përqind më pak sesa në mars dhe shënon rënien për muajin e dhjetë me radhë. Kjo rënie vjen pasi që Banka Qendrore e ShBA-së ka rritur dukshëm normat e interesit si përpjekje për ta kontrolluar ngritjen e çmimeve./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat