BE projektligj per ndalimin e inteligjences artificiale dhe Chat GPT
Deputetët kryesorë të BE ranë dakord për disa ndryshime të projektligjit të inteligjencës Artificiale, duke përfshirë Chat GPT.
Ky votim në parlamentin e BE për ndalimin e inteligjencës artificiale shihet si test kyç në formimin e ligjeve të para në botë për të. Megjithatë, ndalimi pritet të kundërshtohet nga një grup deputetësh të qendrës së djathtë, duke argumentuar se skanimi biometrik duhet të përdoret për të luftuar krimet e rënda si terrorizmi.
Amendamenti është pjesë e një pakete propozimesh për ligjet e para të inteligjencës artificiale në botë, të cilat mund të shohin kompanitë të gjobiten deri në dhjetë milionë euro ose të hiqen nga tregtia brenda BE për shkeljen e rregullave.
Nëse miratohet, projektligji do të ndalojë gjithashtu njohjen emocionale të bazuar në inteligjencën artificiale që punëdhënësit ose policia mund të përdorin për të identifikuar punëtorët ose shoferët e lodhur.
Organizatat bamirëse kanë ngritur shqetësime se njohja e fytyrës në kohë reale mund të keqpërdoret nga agjencitë shtetërore dhe policia kufitare.
Pas marrëveshjes së dy komisioneve kompetente të Parlamentit Evropian, këto çështje do të votohen në qershor, ku më pas deputetët do ta finalizojnë me vendet e BE-së dhe Komisionin Evropian.
Akti i Inteligjencës Artificiale, një ligj i propozuar i paraqitur nga Komisioni Europian ka qenë gati dy vite në përgatitje, me ndryshime të reja të shtuara së fundmi për të adresuar rreziqet e paraqitura nga sistemet e AI për qëllime të përgjithshme./Burimi: Shqiptarja.com