Secondary Adv

FSHZH projekt per rruget e zonave rurale te vendit

“Rrugë të Bardha”, kështu është emërtuar projekti i FSHZH që parashikon krijimin e një mekanizmi të ri, që do të mundësojë përmirësimin e aksesit në zonat rurale të vendit.

 

Ky zhvillim u njoftua nga zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një dalje për mediat, sëbashku me kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli.

 

Në thelb, projekti parashikon krijimin e sipërmarrjeve të përbashkëta mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkive, për ndërtimin e rrugëve në zonat e thella të vendit.

 

Në total, projekti “Rrugë të Bardha” parashikon rehabilitimin e 5 mijë kilometrave rrugë, të cilat pas investimit pritet që të ndikojnë në komponentët ekonomikë të zonës.

 

Projekti po zhvillohet në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore dhe përmban 4 komponentë; inventarizimin e rrugëve, ndërhyrjen në struktura që rrugët të kenë qendrueshmëri, mbështetja e bashkive dhe mbëhstetja me material ndërtimi pëtr njësitë e pushtetit vendor që të bëjnë investimin e kërkuar./Burimi: Scan


Më të lexuarat