Raporti: Popullsia e BE po zvogelohet, ja vendet me te rrezikuara
Raporti i Eurostat-it për Demografinë e Europës dokumenton faktorë të ndryshëm që ndikojnë në jetën e dhjetëra miliona njerëzve.
Popullsia e Bashkimit Europian është ulur me më shumë se gjysmë milioni krahasuar me vitin 2020, sipas statistikave më të fundit. Raporti thekson efektin negativ të viktimave të Covid-19 në popullsinë e BE-së.
Pavarësisht se 17 vende anëtare të BE-së treguan një rritje absolute të popullsisë, shtatë vende ndoqën trendin e kundërt, duke përfshirë ulje të ndjeshme në Itali, Poloni, Greqi dhe Kroaci.
Statistikat vjetore demografike, të prodhuara nga statistikat zyrtare të Europës synojnë të vlerësojnë se si po zhvillohet popullsia në rajon.
Këtu janë disa nga pikat kryesore nga raporti i fundit:
Popullsia e BE-së në rënie
Popullsia e BE-së më 1 janar 2022 ishte 446.7 milionë, një rënie e lehtë krahasuar me të njëjtën ditë të vitit 2021.
Edhe pse popullsia në përgjithësi është rritur me 4% krahasuar me vitin 2001, popullsia ra për të dytin vit radhazi. Ka pasur 585,000 njerëz më pak në janar 2022 krahasuar me ditën e parë të 2020 në Bashkimin Europian.
Popullsia e BE-së vazhdoi të rritet çdo vit deri në janar 2020 dhe më pas filloi të ndiqte trendin negativ, i cili i atribuohet viktimave të shkaktuara nga pandemia COVID-19.
Popullsia në BE po plaket shpejt
Shifrat e fundit tregojnë se mbi një e pesta e banorëve të BE tani janë të moshës mbi 65 vjeç. Me akses në objekte më të mira të kujdesit shëndetësor, pjesa e atyre të moshës mbi 80 vjeç pothuajse u dyfishua në vitin 2022 krahasuar me 2002.
Nga ana tjetër, u shënua gjithashtu një rënie në popullsinë nën moshën 20 vjeç. Kjo do të thotë një rritje në moshën mesatare të njerëzve në BE.
Mosha mesatare në BE në vitin 2022 ishte 44.4 vjeç, një rritje prej gati gjashtë vjetësh krahasuar me shifrat e 20 viteve më parë. Ndërsa Italia kishte moshën mesatare më të lartë midis vendeve anëtare me 48 vjeç, Qiproja 38.3 vjet.
Gratë jetojnë më gjatë
Gratë në BE jetojnë më gjatë se burrat, bazuar në shifrat më të fundit të jetëgjatësisë. Megjithëse jetëgjatësia e përgjithshme ra me 1.2 vjet midis 2019 dhe 2021, shifrat tregojnë se gratë jetojnë 5.7 vjet më shumë se burrat.
Jetëgjatësia në lindje për gratë ishte 82.9 për gratë në 2021 krahasuar me 77.2 për burrat. Të gjitha vendet anëtare të BE-së ndoqën të njëjtin trend./Burimi: abcnews.al