Secondary Adv

Bonot dhe obligacionet pesojne tjeter renie rekord nga 1.67 ne 1.59 per qind

Interesat e borxhit qeveritar u ulën përsëri në ankandet e të hënës, duke sjellë rekorde të reja si për bonot 12 mujore, ashtu edhe për obligacionet 2-vjeçare.


Bonot 12 mujore u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 1.59%, nga 1.67% që kishte qenë interesi në ankandin e mëparshëm. Në harkun e një viti, interesat e bonove 12 mujore kanë rënë me afro 2 pikë përqindjeje.


Akoma më e fortë është rënia e interesave për obligacionet 2-vjeçare. Në ankandin e të hënës, obligacionet 2-vjeçare u emetuan me një interes mesatar prej 1.9%, nga 2.3% që pati qenë interesi në ankandin e muajit të kaluar.Në një vit, interesat e obligacioneve, janë ulur me 3.1 pikë përqindjeje. Ulja drastike e interesave të letrave të borxhit i detyrohet një thellim të hendekut mes kërkesës së qeverisë për financim dhe ofertës nga sistemi financiar në vend.Në anakndete  sotme, shuma e shpallur për financim ishte 13.2 miliardë lekë, ndërsa oferta totale në ankande arriti në 20.75 miliardë lekë. Ulja e ndjeshme e borxhit publik që ka aplikuar qeveria, duke filluar nga Nëntori i vitit të kaluar, ka çliruar flukse të mëdha likuiditeti të lirë në tregun financiar.


Duke qenë se kreditimi është shumë i ngadaltë, këto fonde të lira po shkojnë sërish në ankandet e bonove dhe obligacioneve, duke rritur kërkesën dhe duke ulur rrjedhimisht interesat e ofruar për bonot dhe obligacionet.Kjo situatë nuk favorizon depozituesit, që po përfitojnë interesa gjithnjë e më të ulët për kursimet e tyre, ndërsa të favorizuar janë kreidmarrësit, që po paguajnë interesa më të ulët se kurrë për kreditë bankare.


Më të lexuarat