Vijon numerimi ne Tirane, Veliaj 20 mije vota me shume se Kellici
Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati i Berishës ka marrë vetëm 35.32% të votave.
Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%. Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.
Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 384 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj po shkon drejt fitores i sigurt me 53.16% (61895 vota).
Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 35.77% (41773), pra rreth 20 mijë vota diferencë. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.93% të votave.
Roland Bejko i PD-së me 4.37%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.78%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.89%. Edhe në Bashkinë Kavajë vijon procesi i numërimit.
Në rezultatin e 11 kutive të para nga 92 që ka përballë Fisnik Qosja i ‘Bashkë Fitojmë’ merr vetëm 44.06% përballë 55.94% të Redjan Kralit të PS.
Në Bashkinë Rrogozhinë janë numëruar deri më tani 48 nga 55 bashki dhe kryeson Edison Memolla me 50.06% dhe kandidati i BF Shkëlqim Hoxha merr 49.94%. Diferenca është e ngushtë me vetëm 10 vota./Burimi: Shqiptarja.com