Secondary Adv

KSHH dhe Qendresa Qytetare denoncojne shkeljet: Administrata intimidoi votuesit

Vëzhguesit e KSHH dhe Qëndresa Qytetare në një konferencë për mediat kanë folur për ecurinë e procesit zgjedhor, duke i bërë një bilanc.

 

KSHH dhe Qëndresa Qytetare evidentuan rastet dhe shkeljet e Kodit Zgjedhor, ku renditën disa prej tyre. Duke nisur nga prezenca e personave të autorizuar brenda ambienteve të QV apo afër perimetrit të caktuar nga KQZ, e deri te votimi familjar, ku vetëm 6 raste u konstatuan në Kukës.

 

“Raportohet si shqetësuese fenomeni i largimi të të rinjve jashtë vendit dhe gjuha e ashpër e përdorur. Klima e përgjithshëm nisi me tensione për shkak të disa tensioneve, në Kolonjë, Lexhë etj.

 

Ka filluar me vonesë procesi i votimit dhe në disa qendra është ndërprerë votimi. Kjo u vu re më shumë në Tiranë, Vlorë. Ka pasur mungesë informacione nga . rezulton nga mediat se shërbimet nga Policia e Shtetit kanë referuar çështjet në prokurori.

 

533 qendra voti9m, filloi dy orë me vonesë. KSHH shpreson marrjen e masave nga KQZ. Komisionarët kanë respektuar procedurat dhe detyrimet. Për verifikimin e emrave në listë, vëzhguesit kanë raportuar raste konkrete sistematike.

 

Janë adresuar 36 vërejtje me shkrim, për mos respektim të dhënies së ndihmës, prezencën e personave të paautorizuar, mbajtja e celularit nga zgjedhësit dhe mos raportim nga KQV për lajmin e fotografimit të votës.

 

Janë konstatuar 14 raste të votimit familjar. Janë depozituar 5 vërejtje e shkrim. Në tërësi vëzhguesit partiak patën një klimë jo reaguese duke shfaqur një klimë bashkëpunuese me njëri-tjetrin.

 

U fokusuan më shumë më identifikimin, përcjelljen e informacionit. KSHH kërkon marrjen e masave parandaluese nga organet kompetente. Reagimi nuk i parapriu ndalimit të episodeve. Në tërësi aksesi ishte i mirë, megjithatë pati raste kur u ndeshën me incidente./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat