Secondary Adv

Zyrtare, Erdogan dhe Kilicdaroglu do perballen me 28 maj ne raundin e dyte

Sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, një raund i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 28 maj pasi asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë 50% të votave.

 

Me 99,87% të votave të numëruara, Recep Tayyip Erdoğan ka fituar 49,50%, Kemal Kilicdaroglu 44,89%, Sinan Ogan 5,17% dhe Muharrem Ince 0,44%. Në të njëjtën kohë, pjesëmarrja në procesin zgjedhor të djeshëm ishte 84,92%. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet të dielën, më 28 maj 2023.

 

Me perspektivën e një raundi të dytë, vëmendja tani kthehet tek ajo se ku do të votojnë  5% që votuan për Sinan Ogan,  një ish-deputet nacionalist.  Ai e quajti veten si një faktor potencial.

 

Megjithatë, Ogan ka një qëndrim të ashpër ndaj partive kurde, gjë që e bën të vështirë arritjen e një marrëveshjeje me Kilicdaroglu, i cili mbështetet në mbështetjen e partisë pro-kurde HDP.

 

Në këtë këndvështrim, vlerësohet se Sinan Ogan është ideologjikisht më pranë  “Aleancës Popullore” të Erdoganit , aq më tepër kur kjo e fundit doli fituese e raundit të pare.

 

Duke i mbajtur të mbyllura për momentin letrat, Ogan komentoi rezultatin e zgjedhjeve të raundit të parë kërkuar që procesi i numërimit, veçanërisht i votave të emigrantëve, nga Këshilli i Lartë Zgjedhor duhet të të vazhdojë pa probleme./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat