Secondary Adv

PS fiton ne Qarkun e Dibres, fitore te thelle edhe ne Elbasan

Partia Socialiste ka marrë një fitore të thellë 4-0 në qarkun e Dibrës.

 

Koalicioni Bashkë Fitojmë është mundur me një fitore të thellë, e ndërsa Partia Demorkatike e Enkelejd Alibeajt ka dalë në hije. Në Dibër, Rahim Spahiu ka fituar me 16 061 vota, e ndërsa kundërshtari i tij demokrat Ismail Uka ka marrë 6432 vota.

 

Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, ka dalë forcë e tretë, ku Naim Gazidede ka marë vetëm 1236 vota. Valbona Kola e PS ka arritur që të korrë një fitore në Klos, me një rezultat prej 4466, e ndërda kundërshtari i saj 3499 vota.

 

E thënë ndryshe, socialistët kanë fituar me 56.07 % të votave përkundrejt 43.93 % të kundërshtarit demokrat. Në Bulqizë, Festime Mjeshtri ka fituar bindshëm përballë Dëfrim Fikut nga Koalicioni Bashkë Fitojmë.

 

Ajo ka marrë 8364 e ndërsa kundërshtari i saj, 5514 vota. Edhe në Mat, Agron Malaj ka fituar me 8524 vota, e ndërsa kundërshtari i tij nga koalicioni Bashkë Fitojmë 4370.

 

Në Qarkun e Elbasanit socialistët kanë fituar 7-0. Edhe pse demokratët ishin të bindur për një fitore me Luçiano Boçit, sërish nuk ia dolën.

 

Nga 224 kuti votimi gjithsej ku rezultati është pasqyruar, Llatja ka marrë 56.06% të votave përkundrejt 43.94% të rivalit të tij Luçiano Boçi. Ky i fundit ka marrë 27683 vota, e ndërsa Gledjan Llatja 35575 vota.

 

Në Cërrik, socialisti Andis Salla ka fituar me 8444 vota. E ndërsa kandidati opozitar i koalicionit Bashkë Fitojmë, Servet Duzha ka marrë 3416 vota.

 

Në Librazhd, PS ka fituar bindshëm përballë koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Mariglen Disha ka marrë 10364, e ndërsa kundërshtari i tij, Shefki Çota ka marrë 3557, duke humbur me një diferencë prej gati 7000 votash.

 

Në Peqin, Bukurosh Maçi  nga PS ka fituar përballë Mustafa Pashjas nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Në përfundim të procesit të numërimit të votave, Maçi ka marrë 6400 vota e ndërsa Pashja 4677 vota.

 

Edhe në Gramsh socialistët janë shpallur fitues. Besion Ajazi numëron 6263 vota, e ndërsa kundërshtari i tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Hasim Çekrezi, 5629 vota.

 

Belshi nuk bën përjashtim nga Bashkitë e tjera të qarkut. Edhe ai është “veshur rozë”. Kandidati socialist, Arif Tafani ka fituar me 4536 vota e ndërsa Bedri Qypi mori 4495 vota./Burimi: Shqiptarja.comEdhe në Prrenjas, socialistët nuk diskutuan fitoren.

 

Nuri Belba ia doli që të mundtte Suzana Topin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Kandidati i PS mori 6733 vota, ndërsa kandidati i koalicionit Berisha-Meta mori 4040 vota. Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat