Ibrahimaj: Qeveria planifikon te jape kredi te bute per administraten
Te Komisioni i Ligjeve, Ministrja Delina Ibrahimaj ka sqaruar se qeveria po planifikon të japë kredi të butë për punonjës të administratës publike.
Për personat me ndihmë ekonomike tha se zgjidhja do të jetë punësimi, jo vetëm rritja e masës së shpërblimit.
“Ne kemi përgatitur një tjetër ligj që është depozituar në Kuvend, për strehimin social që parashikon që qeveria t’i japë kategorive të ndryshme të administratës publike kredi të buta dhe kategoritë përcaktohen me VKM në bazë të nevojës apo domosdoshmërisë.
Për personat me aftësi të kufizuar, ndër vite kemi indeksuar masën e përfitimit të personave me aftësi të kufizuar ndërsa nga 1 janari 2024 do të hyjë në fuqi neni i ligjit ku cdo institucion publik mbi një numër të përcaktuar punonjësit do të jetë i detyruar të punosojë 1 ose disa persona me aftësi të kufizuar.
Për personat me ndihmë ekonomike kemi vendosur që zgjidhja të jetë punësimi jo vetëm rritja e masës së shpërblimit”, tha Ibrahimaj.