Penalizohen bineset VIP, 28 milion leke gjoba nga kontrollet
Bizneset e mëdha ose siç njihen “Vipat”, tashmë janë në sitën e tatimorëve për kontrollet e dokumentacioneve, kjo në kuadër të luftës ndaj informalitetit.
Sipas burimeve kofidenciale nga Ministra e Financave, vetëm gjatë ditëve të para të ketij kontrolli në disa prej kompanive të kontrolluara janë gjobitur për parregullsi në dokumentacione.Po sipas burimeve, vlera e gjobave deri më tani kap vlerën e 28 milion lekëve. Aksioni ndaj informalitetit ka nisur që në fillim të muajit shtator, dhe sipas qeverisë do të përfshijë të gjitha kategoritë e biznesit, që nga ndërmarrjet e mëdha deri tek bizneset e vogla.Ndërkohë nga administrata tatimore janë përzgjedhur 50 biznese te mëdha, nga 780 prej tyre, ose siç njihen “Vip-at”, kjo në bazë të modulit të riskut të sistemit tatimor. Sipas të dhënave këto biznese që do të kontrollohen i përkasin sektorëve të ndryshëm si energjitike, tregëti me shumice, hidrokarbure, shërbime etj.
Në javët e para të nisjes së tij, aksioni kundër informalitetit nisi nga bizneset e vogla, edhe pse niveli i të ardhurave në buxhetin e shtetit nga kjo kategori nuk është i madh. Sipas statistikave, mbi 80 përqind e të ardhurave në buxhetin e shtetit janë nga biznesi i madh. Në nisje të këtij aksioni kundër informalitetit, ishte vetë ministri i Financave që deklaroi se qeveria pretendonte që nga ky aksion të arkëtoheshin 40 miliardë lekë në buxhetin e shtetit.