Secondary Adv

Eurosig, fituesi i tenderit per blerjen e INSIG

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme Miratimin e procedurës së tenderimit për shitjen e paketës së aksioneve prej 100 për qind, të zotëruara nga shteti në shoqërinë “INSIG”, sh.a., Tiranë, dhe shpalljen fitues të tenderit shoqërinë “EUROSIG”, sh.a.


Tenderi u zhvillua pak ditë më parë dhe Eurosig dha ofertën më të lartë me 2.2 miliardë lekë. Ofertat e tjera ishin nga Kastrati dhe Albsig (joint venture) prej  1,5 miliardë lekë; Recovered Earth Technologies & Duraku shpk – me 2,15 miliardë lekë dhe Balfin shpk me 1,65 miliardë  lekë.


Qeveria shqiptare ka tentuar disa herë të shesë INSIG. Në vitin 2008, kompania amerikane Reserve Life Insurance, fitoi tenderin për shitjen e INSIG, duke ofruar 52.8 milionë dollarë. Shoqëria u tërhoq pas fillimit të krizës globale financiare. INSIG kishte në atë kohë 15% të tregut të sigurimeve.Vitet e fundit pjesa e tregut të INSIG ka rënë vazhdimisht. INSIG kishte në Shqipëri, në fund të dhjetorit 2015, vetëm 5.8% të tregut të sigurimeve të jo jetës, duke u renditur e dyta nga fundi në një segment që qarkulloi gati 100 milionë euro.Në tregun e sigurimeve të jetës, që gjithsej realizoi 7.3 milionë euro prime sigurimi në 2015-n dhe ka tre operatorë, INSIG mori vetëm 8.4% të tij (rreth 66% i kishte Sigal Life dhe 26% Sicred).


Më të lexuarat