Secondary Adv

Qeveria ne Mal te Zi paralajmeron nje sezon rekord turistik, rriten cmimet

Qeveria në Malin e Zi ka muaj që paralajmëron një sezon rekord turistik.

 

Asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë turistë në parasezon, përsërisin ata, megjithatë, Shoqata e Ofruesve të Akomodimit Privat nuk është po kaq optimiste.

 

Siç thonë ata, është ende herët për rezervime në pjesën kryesore të sezonit, apartamentet aktualisht janë më shumë bosh se plot, dhe për shkak të inflacionit dhe gjithçkaje që ka shkaktuar, çmimet janë rritur deri në 30 %, dhe mbetet për t’u parë se si do të reflektojë gjithçka për suksesin e sezonit.

 

Shoqata e Ofruesve Privatë të Akomodimit thotë se kapacitetet aktualisht janë pothuajse bosh. Arsyeja kryesore është se hotelet në periudhën parasezonale janë pothuajse në të njëjtin diapazon çmimesh me ‘to dhe klientët preferojnë t’i zgjedhin ato.

 

Situata, sipas tyre, do të jetë ndryshe kur të fillojë sezoni i pikut dhe hotelet të rrisin çmimet e shërbimeve të tyre. Ata ankohen se privatët janë sulmuar që nga pandemia e Covid dhe tani po përballen me një situatë me inflacion rekord dhe janë të detyruar të rrisin çmimet.

 

Banesat do të jenë më të shtrenjta këtë verë në krahasim me vitin e kaluar nga 10 në 30 %. Çmimet aktuale të apartamenteve janë rreth 25-30 euro dhe në tre muajt e ardhshëm do të jenë dyfish më të larta.

 

Siç pohojnë në Shoqatën e Hotelierëve të Malit të Zi, çmimet i kanë ngritur për rreth 10 % dhe nuk mund të shkojnë përtej kësaj, pasi tashmë janë kontraktuar vendet e punës dhe janë konfirmuar rezervimet.

 

Sipas të dhënave nga TO Budva, ku funksionojnë rreth 140 hotele, në sezonin kryesor turistik çmimi mesatar për person në një hotel me tre yje do të jetë nga 28 deri në 46 euro dhe në ato të kategorisë më të lartë nga 37 në 140 euro.

 

Fjetja me mëngjes në hotelet me pesë yje do të kushtojë nga 160 deri në 270 euro për person./Burimi: Scan


Më të lexuarat