Secondary Adv

Miratohet rregullorja e re: Nga viti 2017 familjet jo me bombola ne ambiente me te vogla se 10 m3

Nga viti 2017 do të ndalohet rreptësisht instalimi i bombolave të gazit për përdorim familjar në ambjente më të vogla se 10 metër kub, ndërkohë që mbushja e tyre do të bëhet vetëm nga subjektet e shitjes me shumicë dhe jo më nga ata me pakicë.


Këshilli i Ministrave ka miratuar rregulloren e re për përdorimin e bombolave të gazit, e cila parashikon që kapaciteti total i bombolave të instaluara në një ambient familjar nuk duhet të jetë më i madh se 40 kg. Po ashtu, në ambiente me volum 10–20 m3 mund të instalohet një bombol me kapacitet deri 15 kg; Në ambiente me volum 20–50 m3 mund të instalohen deri në 2 bombola, me kapacitet jo më shumë se 20 kg; ç) Në ambiente me volum mbi 50 m3 mund të instalohen 2 bombola, me kapacitet total jo më shumë se 30 kg.


Po ashtu, Konsumatorët e bombolave të GLN-së duhet të kenë të instaluar, në mjediset ku kanë instaluar dhe përdorin bombolat, sistem detektues e autobllokues të furnizimit me GLN.Konsumatori jofamiljar që përdor bombol të mbushur me GLN, duhet të jetë i pajisur me një kontratë sigurimi me një shoqëri sigurimesh, për të garantuar rimbursimin e dëmeve të shkaktuara ndaj palëve të treta, në rast aksidenti prej këtyre sistemeve dhe bombolave të GLN-së.


Më të lexuarat