Secondary Adv

Qeveria miraton projektin per riperteritjen e lagunes Kune-Vaini

U votua në seancën e sotme parlamentare, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet KM të RSH dhe Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP) për Fondin Global Mjedisor, për projektin me madhësi mesatare të ripërtëritjes së lagunës Kune-Vaini, nëpërmjet përshtatjes së bazuar në ekosistem”


Ratifikimi i Marrëveshjes nga Parlamenti shqiptar i hap rrugë zbatimit të projektit “Arritja e ripërtëritjes  së lagunës Kune -Vaini, nëpërmjet përshtatjes së bazuar në ekosistem”.Qëllimi i projektit është rritja e kapaciteteve në nivel qendror dhe vendor duke synuar implementimin e një plani me masa adaptuese me fokus në ekosistem për arritjen e përshtatjes të lagunës së Kune-Vainit, si dhe komuniteteve banuese pranë saj.


Projekti parashikon:
Rehabilitimin e të paktën 10 puseve artizane, plotësisht funksionale dhe që shkarkojnë ujë të pastër në lagunë, më konkretisht: 6 puse artizane të ndërtuara dhe  4 puse artizane të rehabilituara,  në seksionet Ceka dhe Zaje të sistemit të lagunës Kune-Vaini.Ripyllëzimin e të paktën 10 hektarë pyjeve të degraduara bregdetare në periferi të lagunës Ceka, ku prania e fidanëve do të jetë një përfaqësim për krijimin e pyjeve.


Një kanal të ri funksional të hyrjes së baticës duke përfshirë; ndërtimin e dy paneleve/valëthyese terminale në mes të lagunës Ceka dhe Detit Adriatik.
Mbjelljen e 2000 metër duna bregdetare me bimë rezistente ndaj klimës sipas protokolleve teknike.Projekti synon aktivitetet më të rëndësishme për të kuptuar qasjen ndaj ndryshimeve klimatike, bashkëjetesën, marrjen e masave institucionale dhe sociale për rikuperimin e lagunës dhe adaptimin e ekosistemit.Ky projekt do të zbatohet për një periudhë 36 mujore nëpërmjet një grantit të UNEP/GEF (Fondit Global për Mjedisin) dhe bashkëfinancim i Ministrisë së Mjedisit prej 1,903,000 Usd.


Më të lexuarat